Trajneri i famshëm argjentinas Marcelo Bielsa ishte kandidati kryesor për të marrë drejtimin e gjigantit në luftë Everton, por negociatat dështuan.
Bielsa, i njohur me pseudonimin “El Loco”, që do të thotë “I çmenduri”, fluturoi për 10 orë për të arritur në Liverpool për negociata, të gjitha me synimin për të marrë Evertonin.
Gjigantët në vështirësi janë në kërkim të një trajneri për të bërë një mrekulli dhe për të shpëtuar Evertonin nga rrëzimi nga Liga Premier pasi Frank Lampard u shkarkua.
Mirëpo, në klub u befasuan nga ajo që u propozoi Marcelo Bielsa. Gjegjësisht, 67-vjeçari argjentinas udhëtoi për 10 orë për t’u thënë drejtuesve të Evertonit se nuk mund të merrte menjëherë skuadrën dhe as të sillte një rezultat të menjëhershëm.
Siç raportohet nga The Times, Bielsa tha se i duhen shtatë javë për t’u siguruar që ekipi të përshtatet me metodat e tij. Gjatë asaj kohe, bashkëpunëtorët e tij do të drejtonin ekipin e parë.
Ai tha se nuk mund ta marrë menjëherë klubin dhe më pas kërkoi diçka që nuk e kemi parë kurrë në botën e futbollit.
Domethënë, ai ofroi të merrte përsipër ekipin U-21 dhe ta drejtonte atë deri në verë, dhe për të krijuar një shtyllë të re që do ta transferonte në ekipin e seniorëve në sezonin e ardhshëm dhe më pas do të merrte të rriturit e Evertonit.
Ndoshta do të nënkuptonte një fillim të ri dhe do të ishte një gjë e mirë për Everton, por ajo që duan në klub është një rezultat i menjëhershëm që do ta kthente sezonin dhe do ta mbante skuadrën në Ligën Premier.
Marcelo Bielsa wanted to take charge of Everton’s Under-21s until the summer with his staff taking charge of the first team. Everton have decided against this proposition and are set to appoint Sean Dyche. #EFC [@TheAthleticFC] pic.twitter.com/qemHGpJxuz
— Football Talk (@FootballTalkHQ) January 27, 2023
Evertoni e hodhi poshtë menjëherë këtë propozim të Bielsas dhe iu drejtua një alternative, e cila është Sean Dyche, trajneri dikur i famshëm i Burnleyt.
Sipas mediave angleze, është çështje që ai të bëhet trajner i Evertonit. Ata mund të largohet nga elita për herë të parë pas saktësisht 70 viteve. /Telegrafi/