Everton e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 4-0.
Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman ka arritur ta marr një fitore të madhe ndaj asaj të Pep Guardiolas në ndeshjen e javës së 21-të të Ligës Premier.
Pas fitores ndaj Southamptonit me rezultat 3-0, Evertoni arriti që edhe Cityn ta mposht me rezultat të thellë 4-0, ku në pjesën e parë ia shënoi një gol, ndërsa tre të tjera në të dytën.
Goli i parë erdhi nga sulmuesit kryesor i tyre, Romelu Lukaku, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 34-të pas asistimit të Kevin Mirallas dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Evertoni u tregua shumë e saktë para porte, ku së pari në minutën e 47-të dyfishoi epërsinë me Mirallas, ndërsa në të 79-tën shënoi golin e sigurisë nga Tom Davies për 3-0.
Kur pritej që ndeshja të përfundoi, skuadra nga Liverpooli arriti të shënoi edhe një gol në minutat shtesë, ku shënues ishte Ademola Lookman , i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
Pas kësaj humbje, City e sheh vetën në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa Everton i shtati me 33 sosh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yAa7xeL7Hjw
https://www.youtube.com/watch?v=i_gGaAwsSxg
https://twitter.com/onlinegameslive/status/820653226030727170