Everton e ka shkatërruar Manchester Cityn, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Skuadra nga qyteti i Liverpoolit ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e javës së 21-të të Ligës Premier ndaj Manchester Cityt, duke arritur që në pjesë të parë t’ia shënoj një gol dhe tri të tjera në të dytën, dhe të mos pranoj asnjë.
Golat në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga Ronald Koeman u shënuan nga Romelu Lukaku (34’), Kevin Mirallas (47’), Tom Davies (79’) dhe Ademola Lookman (90+).
Futbollisti më i vlerësuar i ndeshjes doli të jetë mesfushori i ri, Davies, i cili u notua 8.9, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Claudio Bravo, që u notua me 5.5. /Telegrafi/
Everton:
Man City: