Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Evertoni 1-3.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka triumfuar në Goodison park përkundër që e pa vetën në disavantazh në minutën e 20-të kur shënoi Bernard.
Gjithsesi me dy golat nga Bruno Fernandes dhe një tjetër nga Edinson Cavani, United mori tri pikë të arta nga ky udhëtim.
Mesfushori portugez, Bruno Fernandes ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me dy gola e një asistim.
Ai është shpallur lojtari i ndeshjes pasi ka marrë notën më të lartë.
Paraqitje të mirë patën edhe Marcus Rashford, Luke Shaw e Edinson Cavani.
Te vendasit lojtari më i dalluar ishte braziliani Bernard, teksa nota më e ulët shkoi për portierin Pickford. /Telegrafi/