Atraksioni i njohur turistik në Indi, Taj Mahal, për pak minuta është evakuar pas një telefonate kërcënuese se mund të jetë vendosur një bombë.
Por pas intervenimit të njësive speciale dhe atyre për deminim që u futën brenda, u konstatua se nuk ka kurrfarë mjeti shpërthyes, transmeton Telegrafi.
Të gjithë turistët që gjendeshin në Taj Mahal me kohë janë evakuar duke u dërguar në një zonë më të sigurtë – por nuk kaluan shumë minuta dhe gjithçka iu kthye normalitetit.
U konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm, e telefonata besohet se ishte bërë nga qytetit Firozabada. /Telegrafi/
Uttar Pradesh: After thorough checks following bomb threat call, Taj Mahal entry resumed a little after 11 am for tourists
Read more https://t.co/JzxIqkafzL pic.twitter.com/lXuTeZtAPx
— NDTV (@ndtv) March 4, 2021