Rudnevs shoqërohet në sulm nga sulmuesi i Zenit St. Petersburg, Aleksandr Kerzhakov, dhe ai i Stuttgart, Patrick Helmes.
Pavarësisht humbjes së Juventusit, ekipi italian përfaqësohet me një lojtar në formacionin e javës. Giorgio Chiellini bëri një paraqitje të shkëlqyeshme madje duke shënuar edhe dy gola, edhe pse ekipi i tij dështoi të ruajë epërsinë në minutat shtesë të ndeshjes,.
Në mesin e 11-të më të mirëve është edhe David Silva, i cili ndihmoi Manchester Cityn të shënojë fitore 2-0 ndaj Red Bull Salzburg.
Në vazhdim, lojtarët më të mirë të javës së parë të Europa League:
Portier: Igor Akinfeev (CSKA Moska)
Mbrojtës: Ronaldo Guiaro (Aris Thessaloniki); Daniele Gastaldello (Sampdoria); Giorgio Chiellini (Juventus); Zoumana Camara (Paris Saint-Germain)
Mesfushorë: Mario Goetze (Borussia Dortmund); David Silva (Manchester City); Jorge Sammir (Dinamo Zagreb)
Sulmues: Patrick Helmes (Bayer Leverkusen); Artjoms Rudnevs (Lech Poznan); Aleksandr Kerzhakov (Zenit St Petersburg)
Formacioni i javës, 4-3-3:
Akinfeev
Guiaro – Gastaldello – Chiellini – Camara
Silva – Sammir – Goetze
Helmes – Rudnevs – Kerzhakov
/Telegrafi/