Site icon Telegrafi

Euro 2016, sot luhen tri super sfida

Kampionati Evropian “Francë 2016” do të vazhdojë sot me tri ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 së finaleve.

Dita e sotme do të hapet më përballjen Francë-Irlandë, takim ky që nis në orën 15:00, dhe luhet në Stade des Lumieres.

“Gjelat” llogaritën favorit në këtë sfidë, pasi që luajnë në shtëpinë e tyre, por edhe kualiteti është në anën e francezëve.

Ndërkohë, në orën 18:00, Gjermania ballafaqohet me Sllovakinë, në një ndeshje, ku favorizohen kampionët e botës.

Ndërkaq, në orën 21:00, takohen Hungaria dhe Belgjika, sfidë kjo që pritet të jetë mjaft interesante.

Sot takohen:

15:00, Francë-Irlandë

18:00, Gjermania-Sllovaki

21:00, Hungari-Belgjikë

Exit mobile version