Site icon Telegrafi

Euro 2012: Shaqiri shkëlqen për Zvicrën

Kosovari shënoi hat-trickun e parë me përfaqësuesen e Zvicrës për t’i ndihmuar ekipit të përmbysë disavantazhin prej 1-0 ndaj Bullgarisë dhe të fitojë në fund me rezultat 3-1. Fitorja mban gjallë shpresat e Zvicrës për të arritur pozitën e dytë në grupin A, e cila dërgon në play-off.

Në repartin sulmues shkëlqeu edhe David Villa i cili shënoi dy gola në fitoren 6-0 të Spanjës ndaj Lihtenshtajnit, fitore që ua siguroi kampionëve në fuqi kualifikimin për Euro 2012.

Dy ish-sulmuesit e Arsenalit, Nicklas Bendtner dhe Eduardo, që të dy shkëlqyen. Danezi u tregua vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Norvegjisë duke shënuar të dy golat e fitores vitale që mban Danimarkën në garë për kualifikim. Edhe braziliani me nënshtetësi kroate shënoi dy gola brenda dy minutash në pjesë të dytë për të ndihmuar Kroacinë të vijë nga disavantazhi dhe të fitojë ndaj Izraelit për të marrë edhe kreun e grupit F.

Fitore shënuan edhe Italia që u kualifikua falë një goli të Giampaolo Pazzinit ndaj Sllovenisë dhe Holanda që mposhti Finlandën me rezultat 2-0, por asnjëra prej ekipeve nuk është e pranishme me ndonjë përfaqësues në njëmbëdhjetëshin e javës.

Në vazhdim 11 më të mirët e rundit ndërkombëtar kualifikues për Euro 2012, të zgjedhur nga faqja sportive Goal:

Portier: Shay Given (Republika e Irlandës)

Mbrojtës: Banel Nicolita (Rumania); Richard Dunne (Republika e Irlandës); Ashley Williams (Uells); Vilmos Vanczak (Hungari)

Mesfushorë: Xherdan Shaqiri (Zvicër); Kevin Strootman (Netherlands); Henrik Mkhitaryan (Armenia)

Sulmues: Nicklas Bendtner (Denmark); David Villa (Spain); Eduardo (Croatia)

Formacioni 4-3-3:

                      Given

Nicolita – Dunne – Williams – Vanczak

    Shaqiri – Strootman – Mkhitaryan

          Bendtner – Villa – Eduardo
/Telegrafi/

Exit mobile version