Atmosfera në Stadiumin Kombëtar ishte aq impozante, sa që ka çuditur dhe disa prej komentatorëve më të mëdhenj në televizionet më të mëdha ndërkombëtare, të një sfide e cila nxjerr dy prej protagonistëve në formacionin e më të mirëve.
Klodian Duro ia tregoi vendin portierit boshnjak kur ia dha fotografinë nga panorama e tij në Qemal Stafës, ndërsa Lorik Cana si luan i vërtet arriti që të ndalë një Edin Dzeko, që kushton 40 milionë euro…por vigani shqiptar ia uli vlerën…definitivisht.
Nga ndeshjet tjera mund të veçojmë paraqitjen fenomenale të Meust Ozil ndaj kombit të tij, Turqisë, në fitoren prej 3-0 të Gjermanisë. Franca ia mori Shqipërisë kreun e klasifikimit në Grupin D, pas fitores së vështirë ndaj Rumanisë, kurse Portugalia u rikthye fuqishëm me anë të një Nani, që dita ditës po shndërrohet në superyll. Kampionja në fuqi e botës, Spanja, pa problem e tejkaloi Lituaninë.
Formacioni më i mirë i rrethit të tretë të kualifikimeve për Euro 2012 (4-1-3-2):
Portier: Jonathan Joubert (Luksemburg)
Mbrojtësit: Aaron Hughes (Irlanda Veriore), Carles Puyol (Spanjë), Philip Lahm (Gjermani), John Arne Riise (Norvegji).
Mesfushorët: Lorik Cana (Shqipëri), Nani (Portugali), Mesut Ozil (Gjermani), Klodian Duro (Shqipëri).
Sulmuesit: Miroslav Klose (Gjermani), Fernando Llorente (Spanjë).
Joubert
Lahm – Puyol – Hughes – Riise
Cana
Nani – Ozil
Duro
Llorente – Klose
/Telegrafi/