Vende si Kroacia, Holanda, Rusia, Turqia, Çekia, Spanja, Portugalia dhuruan emocione të mëdha më shumë se katër vite më parë në Euro 2004, të fituar nga Greqia, që triumfoi falë një formacioni revolucionar 9-1-1. Gazeta e njohur angleze “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim të gjatë përmbyllës Evropianit, duke nxjerrë sipas saj edhe ekipin më eksitus, lojtarin më të mirë.
EKIPI MË ARGËTUES
Spanja fitoi turneun, por ishte Turqia që ofroi më shumë argëtim. 15 minutat e tyre kundër Çekisë do të kujtohen si reklama më e jashtëzakonshme që futbolli ka parë.
LOJTARI MË I MIRË
Në një turne ka shumë individualitete që mund ta meritojnë këtë. Mbrojtësi i majtë i Italisë, Fabio Grosso e meriton këtë pasi qindra krosime të tij u hodhën para kokës së Luka Tonit, i cili i shpërdoroi në mënyrë komike.
LOJTARI MË I KEQ
Mario Gomez, një nga sulmuesit më të mirë të Bundesligës, gëzoi një publicitet të jashtëzakonshëm para turneut, madje u kuotua si një nga kandidatët më të mundshëm për “Këpucën e artë”, por dëshmoi se nuk ishte i denjë për futbollin e madh.
NDESHJA MË E KEQE
Franca-Rumania 0-0. Një ndër ndeshjet më të zbehta, e cila nuk meriton as të rishikohet kurrë. Nëntëdhjetë e tri minuta e 24 sekonda të gjitha të shkuara kot.
TIFOZËT MË TË MIRË
Kroatët. Të armatosur me një repertor të pasur këngësh, më shumë se 200 mijë kroatë të mbledhur në qendër të Vjenës për ndeshjen kundër Turqisë, panë se ekipi i tyre u shkatërrua në sekondën e fundit të minutave shtesë të shtesës./albaniasport/