Site icon Telegrafi

Euro 2008: 11-shja më e mirë e fazës grupore

Në nivelin e lojtarëve, ka pasur shumë prej tyre që kanë bërë paraqitje të shkëlqyera, por në 11-shin ideal pa dyshim që bëjnë pjesë “11 më të jashtëzakonshmit”. Në formacionin ideal Holanda ka më shumë lojtarë, tre, ndërsa Kroacia, një tjetër ekip që i fitoi të tre takimet e para, paraqitet me dy lojtarë.

Portier:

Gianluigi Buffon (Itali)

Edhe pse pësoi katër gola në tre ndeshje, dy herë më shumë sesa ai pësoi në shtatë ndeshjet e Kupës së Botës 2006, të gjithë specialistët kanë qenë dakord: portieri i Juventusit është më i miri dhe kapiteni i skuadrës ideale. Holandezi Edvin va der Sar është rivali i tij më i afërt.

Mbrojtës

Philipp Lahm (Gjermani)

Mbrojtja gjermane ka qenë një problem për ekipin e trajnerit Joachim Löw, por mbrojtësi i kampionit të trefishtë të Evropës, Philipp Lahm tregoi shumë nga aftësitë e tij si mbrojtës i majtë. Një performues fantastik, me shumë klas e disiplinë taktike tipike gjermane.

Khalid Boulahrouz (Holandë)

Edhe ai vetë mund të jetë i befasuar me formën e tij në Euro 2008. Duke luajtur si mbrojtës i djathtë te Chelsea, ai është shndërruar në mbrojtësin e pakalueshëm dhe një nga lojtarët thelbësorë në fitoren madhështore të Holandës kundër Francës.

Robert Kovač (Kroaci)

Eksperienca dhe lideshipi i tij në qendër të mbrojtjes së Kroacisë ishte një faktor i rëndësishëm në suksesin e Kroacisë, mbrojtjes më të mirë në kampionat, që ashtu si Holanda kishte pësuar vetëm një gol në fazën e grupeve. Pepe i Portugalisë ishte një rival i madh i kroatit.

Joan Capdevila (Spanjë)

Capdevila zuri një vend tek kombëtarja e Spanjës pas vdekjes tragjike të lojtarit të Sevillas, Antonio Puerta , por qëndërmbrojtësi i Villarealit ka treguar një formë të jashtëzakonshme me Spanjën. Rusi Yuri Zhirkov dhe italiani Fabio Grosso mund të ishin zëvendesuesit e tij.

Mesfushorë

Cristiano Ronaldo (Portugali)

Ylli i Manchester United, ka qenë pjesë e pesë golave të realizuar nga Portugalia, duke dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë. Libor Sionko i Çekisë, Arda Turan i Turqisë si dhe Arjen Robben i Holandës mund të afroheshin me kualitetin e portugezit.

Rafael van der Vart (Holandë)

Lojtari i Hamburgut ishte në ditë të errët kundër Italisë, por ajo që bëri për Holandën kundër Francës ishte i jashtëzakonshme, duke qenë një nga lojtarët më të mirë portokalli. Gjermani Michael Ballack është një konkurrues i fortë për këtë vend.

Niko Kovač (Kroaci)

Ndërkohë që të gjithë prisnin shkëlqimin e Luka Modric, kroatët e tjerë Ivan Rakitic e Niko Kranjčar luajtën mjaft mirë, por ai që shkëlqeu në mesfushën kroate ishte kapiteni Niko Kovač. Italiani Daniele de Rosi ishte një alternativë tjetre e besueshme.

Deco (Portugali)

Braziliani trupvogël i natyralizuar si portugez është truri i Portugalisë. Loja e lojtarit të Barcelonës vazhdon të bëjë përshtypje e të prodhojë shumë, duke lënë pas kampionë të mëdhenj si italiani Andrea Pirlo e spanjolli Xavi.

Sulmues

Wesley Sneijder (Holandë)

Një nga lojtarët më të mëdhenj të këtij kampionati evropian. Sneijder ka qenë dy herë “lojtari më i mirë i ndeshjes” në dy ndeshjet që ka luajtur për Holandën. Sneijder shënoi një gol akrobatik kundër Italisë dhe një tjetër të jashtëzakonshëm kundër Francës.

David Villa (Spanjë)

Kishte disa dyshime se golashënuesi më i mirë i turneut (4 gola deri tani) do të luante një rol sulmuesi perfekt me Spanjën. Por tre golat e tij kundër Rusisë, dhe i pari pas hat-trickut të realizuar nga Patrick Kluivert në Euro 2000, e bëjnë spanjollin sulmuesin që do ta dëshironin të gjithë.

Ekipi rezervë

Për të plotësuar listën prej 23 lojtarësh, aq sa është edhe lista zyrtare e regjistruar për çdo ekip, skuadra do të plotësohej me këta emra: Van der Sar, Boruç, Grosso, Zhirkov, Pepe, De Rosi, Zyrianov, Ballack, Robben, Podolsky, Van Persie, Nihat./albaniasport/

Ekipi ideal:

                        Bufon (k)
Lahm     Boulahrouz     R. Kovač     Capdevila

                        N. Kovaç

              Van der Vart         Deko

              Ronaldo         Sneijder

                            Villa

Exit mobile version