Skuadra që këtë vit u inkuadrua në Superligën e Kosovës në futboll si kampione e Ligës së Parë, Keku ka filluar të bëjë ndryshime në skuadër.
KEK-u ka lënë të lirë shumicen prej lojtarëve e njëri prej tyre është edhe mbrojtësi anësor nga Prishtina, Eugen Rafuna.
Rafuna i cili te KEK-u erdhi nga Flamurtari këtë sezon ishte një ndër lojtarët kyç të skuadrës edhe pse ne gjysëm sezonën e dyte sakrifikoj vetën duke luajtur si mbrojcë qëndore arriti mjaft mirë të ambientohet dhe ti ndihmoj skuadrës të ngritët në një rangë me lartë.
Ai u transferua te KEK-u para 2 vitesh.
Në këtë skuadër Rafuna paraqitej vazhdimisht duke bërë ndeshje mjaftë të mira, por tanimë që gjërat kanë ndryshuar marrëdhëniet me KEK-un janë ndërprerë dhe ai është në pritje të ofertave.
Rafuna më parë ishte pjesë e grup-moshave të reja te Prishtina por ka luajtur edhe për Hajvalin ,Flamurtarin dhe Ramiz Sadikun.
Këto nuk ishin ekipet e vetme ku ai ishte pjesë pasi që ai kohë më parë ishte në prova edhe te Shkendija e Tetovës, por pas disa problemeve nuk arriti të bëhet pjese e tyre./KosovaPress/