Koha e shkurtër e një konstalacioni të ndryshëm kimik në trurin e njeriut për shkak të martesës apo atësisë e amësisë tani është vërtetuar edhe nga pikëpamja mjekësore.
Shkencëtarët nga universiteti Brunel kanë shfrytëzuar të dhënat nga hulumtimi njëzetepesëvjeçar i rasteve dhe kanë përfunduar se njerëzit pa dallim mësohen me martesë dhe fëmijë dhe nuk përjetojnë ndryshimet afatgjate pozitive nga ndryshimet aq të mëdha jetësore.
Një nga autorët e studimit, Yannis Georgellis, ka thënë se efekti i mirë i cili vjen me lindjen e fëmijës kryesisht largohet. Njerëzit i kthehen jetës së rëndomtë.