Site icon Telegrafi

ETTU shkruan se turneu Prishtina Open 2024 vendosi standard të ri dhe tregoi aftësi për organizimin e ngjarjeve sportive

Unioni Evropian i Pingpongut – ETTU, ka shkruar për organizmin me sukses të jashtëzakonshëm të Prishtina Open 2024, duke nënvizuar se ku ishte një moment historik i rëndësishëm në historinë sportive të qytetit.

Për tri ditë, Prishtina u shndërrua në epiqendrën e pingpongut ndërkombëtar, duke pritur sportistë nga e gjithë bota.

ETTU ka thurur elozhe për organizatorin, duke nënvizuar se Prishtina dhe Kosova ka treguar aftësi për të mirëpritur  turne ndërkombëtarë.

“Turneu mblodhi së bashku 106 lojtarë të huaj nga: Franca, Gjermania, Rumania, Bullgaria, Austria, Egjipti, Kolumbia dhe më gjerë”.

“Kosova kryesoi pjesëmarrjen me 245 lojtarë, duke treguar interesimin dhe talentin në rritje të vendit për pingpongun. Organizuar nga Priping Table Tennis Club, një klub i shquar në Kosovë, POTTIT 2024 prezantoi edhe garat për Juniors U13, U17 dhe U21, Senior dhe Veteran nga 40 deri në 70+ gara”.

Lexo po ashtu Priping me “Prishtina Open 2024” dëshmoi se Prishtina është qytet evropian i sportit

“Suksesi i Prishtina Open 2024 ka vendosur një standard të ri për ngjarjet sportive në Kosovë. Ai jo vetëm që ka theksuar aftësinë e vendit për të pritur turne ndërkombëtarë, por gjithashtu ka treguar potencialin për rritje në të ardhshëm në pingpong. Kjo arritje është edhe më domethënëse pasi Prishtina me krenari mban titullin e “Qytetit Evropian të Sporteve 2024”, ka shkruar ETTU.

Organizatori, për fituesit ndau shpërblime në medalje, e kupa si dhe çmime në të holla. Vendi i parë te meshkujt fitoi 1000 euro, kurse te femrat 700 euro.


FITUESIT

Seniorët – Femrat

1.Andrea Postudor (RUM)

2.Shega Hashani (KOS)

3.Lene Osmani

Seniorët – Meshkujt

1.Batuhan Uluxhak (TUR)

2.Oleksey Naplokov (UKR)

3.Batuhan Shahin (TUR)


/Telegrafi/ 

Exit mobile version