Telegrafi

Etrit Berisha ia mohoi dy gola Amir Rrahmanit në fitoren e Veronas ndaj SPAL-it

Veroan e ka mposhtur SPAL-in me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Pas vetëm 14 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Giampaolo Pazzinit, derisa të dytëin e shënoi Mariusz Stepinski (86’).

Amir Rrahmani që luajti për më shumë se 90 minuta, kishte shansin që të shënonte dy gola në portën e SPAL-it.

Por, Etrit Berisha që pranoi dy gola, ia mohoi reprezentuesit të Kosovës që të dyja shanset me dy pritje fantastike.

Dy prishtinasit treguan formë të mirë, mirëpo ajo e Rrhamanit ishte për t’u veçuar, gjersa forma e tij në sezonin e tij të parë te Verona është për ta lëvduar. /Telegrafi/