Site icon Telegrafi

Etrit Berisha flet për aventurën e re dhe rregullat e ndryshuara në futboll

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, u transferua këtë verë nga Atalanta te Spali, duke vazhduar sërish karrierën e tij në Serie A.

Portieri prishtinas ka folur për aventurën e re dhe ndryshimin që ka bërë në karrierën e vet një prononcim për mediumin italian Sky Sport.

“Ne [futbollistët] jemi mësuar të ndryshojmë skuadrat. Tani janë ditët e para te Spali, por jam duke punuar mirë”, ka thënë fillimisht Berisha.

Lexo po ashtu Etrit Berisha flet si portier i Spal: Dua të rritem edhe më shumë

“Në tri vjet tek Atalanta kemi bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do marrë me vete kujtimet më të mira”.

“Tani po përpiqem të jap më shumë dhe këtu [Spal] ka një dëshirë të madhe për të punuar mirë. Kemi besim dhe mund të bëjmë një kampionat të mirë”.

“Rregullat kanë ndryshuar këtë vit dhe aksioni mund të nisë nga ne. Portierët do të kenë një rol kryesor dhe trajneri jonë kërkon që të jetë portieri ai që nis aksionin”, përfundoi prishtinasi. /Telegrafi/

Exit mobile version