Telegrafi

Eto’o këshillon Mourinhon

Ish-sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka thënë se Jose Mourinho duhet të ndryshon stilin e lojës në rast se dëshiron fitore.

Ish-ylli i Interit dhe Barcelonës ka thënë se Special One duhet të ndryshojë pak taktikat, posaçërisht në mbrojtje.

“Jose ka ndryshuar shumë. Kur iu bashkova Interit zbulova se kishte diçka të veçantë”, ka thënë Eto’o për Telefoot.

“Ai u thirr për të ringritur Manchester Unitedin në krye, por për ta arritur këtë duhet të bësh skuadrën të luajë, nuk mund të mbrohesh vazhdimisht. Futbolli nuk është më ashtu”.

“Të jemi të qartë, nuk kam asgjë kundër Joses. Por, futbolli po evoluon”, ka thënë Eto’o. /Telegrafi/