Telegrafi

Etnik Brruti kalon Malishevën në epërsi me një euro gol

Malisheva ka shënuar golin e parë në histori të tyre në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë mes malishevasve dhe Buduconstit të Malit të Zi përfundoi pa gola.

Mirëpo, Malisheva e nisi mirë pjesën e dytë, duke realizuar më pas edhe golin e epërsisë.

Ishte Etnik Brruti, ai që realizoi një super gol nga distanca për të kaluar malishevasit në epërsi 1-0. /Telegrafi/