Ish futbollisti i njohur i Chelseat, Michael Essien, ka postuar një fotot të ish skuadrës së tij, ku natyrisht ishte e mbushur me yje.
I fundit që është ende në klub mbetet kapiteni legjendar i kësaj skuadre, John Terry.
Ai e përshkroi foton: “I fundit në këmbë kapiteni”, pasi të gjithë lojtarët e asaj kohe e kanë lënë tashmë skuadrën.
Të fundit që u larguan ishin Petr Cech dhe Branislav Ivanovic nga ajo gjeneratë e mahnitshme e Chelseat.
Nga ajo skuadër ditë më parë u pensionua Lampard, por nuk është çudi që në fund të vitit të largohet edhe John Terry.
Antonio Conte e ka guximin që të bëjë ndryshime dhe tashëm me të Chelsea ka gjetur përsëri rrugën e suksesit.
Me lojtarë si Diego Costa, Eden Hazard, Pedro, por edhe Victor Mosesinnë formë, Chelsea është duke shkuar drejt titullit.
Një Chelsea i ri është në horizont dhe vend për kapitenin legjendar ka pak./Telegrafi/
Last man standing captain @johnterry.26 #Respect#Legend#CFC? pic.twitter.com/sgkNFJaFJp
— Michael Essien® (@MichaelEssien) February 3, 2017