Site icon Telegrafi

ESL do të mbajë Majorin e radhës në Dota 2

Me një vlerë çmimesh rreth 440 mijë eurosh dhe 18 ekipet më të mira, i organizuar nga ESL “Stockholm Dota Major 2022”, turneu i Dota 2 do të mbahet në arenën Hovet në Stokholm të Suedisë.

Ky turne do të jetë turneu i parë i organizuar në Dota 2 nën praninë e shikuesve ‘live’ që nga fillimi i vitit 2020, si shkak i pandemisë.

Faza e grupeve pritet të fillojë më 12 maj, ndërsa dyert në arenën Hovet pritet të hapen, me datën 20 të muajit maj. Më në fund pas dy viteve të turneve pa shikues, ekipeve pjesëmarrëse nuk do ti mungojnë brohoritjet dhe përkrahja nga fansat anë e mbanë botës.

Nuk kanë munguar as reagimet entuziaste nga ekipet dhe lojtarët, që siç duket këto lajme të mira po i prisnin me pa durim.

Për të gjithë të interesuarit biletat do të dalin në shitje ditën e enjte, dhe çmimet e tyre do të jenë duke filluar prej 28 euro.

Sipas faqes së internetit të “ESL” , formati i Major do të jetë si më poshtë:


/Telegrafi/

Exit mobile version