Site icon Telegrafi

ESL Pro League CS:GO: Dy skuadra tashmë janë eliminuar nga gara

Ndeshjet po vazhdojnë në turneun ESL Pro League, dhe tashmë dy skuadra janë eliminuar përfundimisht nga gara.

MIBR dhe Evil Geniuses janë dy skuadrat e para të cilat kanë humbur mundësin për të luajtur në Malta.

Pasi kanë humbur nga tri ndeshje në grupin A, MIBR dhe Evil Geniuses tani më nuk do të jenë pjesë e ESL Pro League.

Në anën tjetër në ‘Upper Final’ të grupit A do të luajnë Cloud9 dhe Outsiders, ndërsa fazën e Play-Off e kanë siguruar edhe ekipi G2 pasi mposhtën ekipin fnatic në ndeshjen vendimtare .

Turneu ESL Pro League ndan rreth 840.000 dollarë si shpërblime për 32 skuadrat pjesëmarrëse.

Faza e Play-Off e këtij turneu do të zhvillohet në Malta duke filluar nga data 21 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version