Telegrafi

ESL Gaming shpall titujt për serinë e turneve për telefona celularë Snapdragon Pro Series

Organizatori i turneve të eSports, ESL, dhe kompania e teknologjisë për telefona celularë, Qualcomm, kanë shpallur titujt e përfshirë në Snapdragon Pro Series.

Siç është lajmëruar më herët Snapdragon Pro do të ndahet në tri nivele konkurruese “Open”, “Challenge” dhe “Masters, ky turne do të shpërndajë afër dy milionë euro si shpërblime për pjesëmarrësit.

Turnetë do të zhvillohen në gjashtë rajone Amerikën Veriore, Evropë, Lindjen e Mesme, Kinë, Afrikën Veriore dhe APAC (Azia dhe Oqeania) dhe do të fillojnë me datën 12 prill.

Në Snapdragon Mobile Open do të luhen lojërat si PUBG Mobile, Asphalt 9: Legends dhe Legends of Runeterra.

Lexo po ashtu ESL Gaming dhe Qualcomm sjellin ligën me shuma milionëshe të eSports për telefona celularë

Snapdragon Mobile Challenge do të ketë gara në Clash of Clans, Free Fire dhe League of Legends: Wild Rift.

Ndërsa, niveli më i lartë i ESL, Snapdragon Mobile Masters, do të shfaqë video-lojën Brawl Stars. /Telegrafi/