Organizatori i turneve të eSports, ESL, është bashkuar me kompaninë e teknologjisë për telefona celularë, Qualcomm, për të sjellë ligën e quajtur “Snapdragon Pro Series”.
Organizimi “Snapdragon Pro Series” pritet të fillojë në prill të vitit 2022 dhe do të ndahet në tri nivele të konkurrencës “Open”, “Challenge” dhe “Masters, ku do të shpërndajë afër dy milionë euro si shpërblime për pjesëmarrësit.
Turnetë do të zhvillohen në gjashtë rajone: Amerikën Veriore, Evropë, Lindjen e Mesme, Kinë, Afrikën Veriore dhe APAC (Azia dhe Oqeania).
Një ngjarje e drejtpërdrejtë do të mbahet për lojtarët e nivelit ‘Masters’, ndonëse më shumë detaje do të zbulohen për turnetë në muajt e ardhshëm.
Lojërat e famshme për telefona celularë, si Clash of Clans, PUBG Mobile, League of Legends: Wild Rift, mund të jenë pjesë e turneve. /Telegrafi/
Qualcomm has officially partnered with @ESL, the largest esports organisation in the world, to launch our very own esports competition: the @Snapdragon Pro Series. Read here to learn how the competition will break new ground in the world of esports: https://t.co/QPsTjgvSrZ pic.twitter.com/bgeQ48JsAz
— Qualcomm EU (@Qualcomm_EU) March 8, 2022