Site icon Telegrafi

ESL Counter-Strike: A mund të jenë Bad News Eagles befasia e madhe e Major Antwerp?

Pasi numëroi disa nga skuadrat më të forta që do të marrin pjesë dhe janë favorite, organizatori ESL Counter-Strike e ka futur në mesin e më të mirave edhe skuadrën tonë, Bad News Eagles.

Gara e madhe në Antwerp të Belgjikës do të fillojë të hënën nga ora 12:00

Çmimi i madh është 1 milion euro, ndërsa Bad News Eagles fillimisht do të luajnë ndaj ekipit turk Eternal Fire.

Në videon e publikuar nga ESL Counter-Strike që zgjatë më shumë se katër minuta, flitet për të arriturat e ekipit Bad News Eagles, formën e tyre, por edhe lidhjen shpirtërorë që e kanë lojtarët me njëri-tjetrin.

Kjo i bën ata si një nga skuadrat më emocionuese për tu parë në Major Antwerp, ku thuhet se mund të jenë edhe befasi e këndshme dhe mund ta fitojnë të gjithë turneun.

Po ashtu flitet edhe për takimin e tyre me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe përkrahjen e madhe që e kanë marrë në vendin tonë.

“Shqiponjat ende nuk kanë zbarkuar, vazhdojnë të fluturojnë”, thuhet në fund. /Telegrafi/

 

Exit mobile version