Telegrafi

Eskalon situata në stërvitje te Napoli – Osimhen përplaset me Spallettin

Tension ka pasur në seancën stërvitore të Napolit ditën e sotme, pasi trajneri Luciano Spalletti ka përjashtuar Victor Osimhen për kundërshtim.

Lojtarët po bënin një lojë mes radhëve në kampin “Castel di Sangro” në pamje të plotë të mbështetësve kur sulmuesi u zemërua me atë që mendonte se ishte një faull nga shoku i ri i skuadrës, Leo Ostigard.

Nigeriani vazhdoi të protestonte aq shumë sa pasi Andre Zambo Anguissa u përpoq ta qetësonte, Spalletti i tha të largohej nga fusha.

“Po flisni shumë, shkoni dhe bëni dush”.

Kjo nuk e qetësoi situatën, pasi Osimhen vazhdoi protestat edhe pasi u largua. /Telegrafi/