Site icon Telegrafi

ESIC ka konfirmuar tre trajnerët të cilët janë ndëshkuar për shkak të përdorimit të ‘Bugs’ në CS:GO

(Foto: HLTV)

Më herët u njoftuan nga HLTV dy emrat e trajnerëve të cilët do të përjashtohen nga turneu i PGL Antwerp Major, ndërsa pak më parë Komisioni i Integritetit të Sporteve Elektronike (ESIC), ka konfirmuar tre emrat e trajnerëve të cilët do të ndëshkohen për shkak të përdorimit të ‘bugs’ në lojën e CS:GO.

Trajneri i ekipit të CS:GO, Spirit Sergey “⁠hally⁠” Shavaev, trajneri i ekipit 9z, Rafael “Zakk” Fernandes, dhe trajneri i ekipit Imperial, Luis “⁠peacemaker⁠” Tadeu, janë ndëshkuar nga ESIC për shkak të përdorimit të ‘bugs’ në lojën e CS:GO, i cili ndihmonte që të shihnin ekipin kundërshtar në disa pjesë të mapit përmes kamerës së trajnerit në lojë.

Treshja është pezulluar përkohësisht nga ngjarjet e organizuara nga anëtarët e ESIC dhe ata janë njoftuar për një sanksion të synuar, gjatësia ose serioziteti i të cilit ende nuk është bërë publik dhe i cili gjithashtu është ende subjekt i një vendimi përfundimtar nga ESIC.

Lexo po ashtu Trajnerët e ekipeve 9z dhe Spirit përjashtohen nga turneu i CS:GO, PGL Antwerp Major

Sipas HLTV, zakk dhe hally, mund t’u ndalohet pjesëmarrja për 5 muaj, ndërsa trajneri i ekipit Imperial, peacemaker, mund të ketë ndalesë deri në 2 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version