Bayern Munichu ka fituar titullin në Bundesliga dhe kështu Kingsly Coman, ka fituar një tjetër trofe në karrierën e tij.
Coman është vetëm 19-vjeçar, por tashmë ka fituar shumë trofe.
Francezi i cili filloi karrierën në PSG, pastaj kaloi te Juventusi dhe në fund u huazua te bavarezët.
Deri më tani ai ka fituar: Dy herë kampionatin francez (Lige 1), një herë Kupën e Francës, kampionatin italian (Serie A), Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe tani Bundesligan.
Shtatë trofe për një 19-vjeçar është goxha një arritje e madhe. /Telegrafi/