Meqenëse shumica e meshkujve nuk janë “të shpejtë me komplimente”, ndërsa të gjitha femrat dëshirojnë të dëgjojnë sa të bukura janë, sa tërheqëse dhe seksi, ja disa fraza të cilat i rekomandojnë ekspertët për t’u frymëzuar. Fjalët e mira duhet të mos jenë të shumta me qëllim që mos u bie vlera.
Më pëlqen trupi yt
Kjo fjali ka një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk ka femër në botë e cila nuk shqetësohet për pamjen dhe formën e trupit të saj, sidomos kur është e zhveshur. Thoni asaj se e dëshironi dhe do të ndjehet tërheqëse dhe e lumtur. Këtë kompliment është mirë t’ia jepni derisa përkëdheleni ose duke bërë dashuri.
Je aq e mirë
Edhe femrat, ngjashëm me meshkujt, dëshirojnë të dëgjojnë se e kanë kryer mirë “punën”. Kështu që mos hezitoni që t’i thoni se sa e mirë është dhe sa mirë e kryen atë. Nëse ia thoni këtë, ndoshta do të jetë e gatshme të provojë diçka tjetër që t’u bëjë të lumtur.
Nuk mund t’i largoj duart nga ti
I thoni asaj se është aq tërheqëse sa nuk mund ta lëshoni nga duart, kjo është diçka vërtet e dëshirueshme. Mendoni se si do të ndjeheshit ju nëse ua thotë një gjë të tillë partnerja juaj. Gjithkush dëshiron të ndjehet joshëse dhe tërheqëse, ndërsa me këtë kompliment, në mënyrën më të mirë do t’i tregoni se sa e dëshironi.
Ne përshtatemi plotësisht
Kjo thënie ju bën sharmant dhe sentimental, ndërsa preferohet të thuhet gjatë përkëdheljes apo marrëdhënieve seksuale. Afrojeni dhe dëshmoni se si përshtaten trupat tuaj, ndërsa këtë ia pohoni me fjalë dhe do të nxisni një kënaqësi të veçantë tek ajo.
Buzët e tua më pëlqejnë shumë
Secila femër është krenare së paku me një pjesë të trupit të saj. Zbuloni se cila është kjo pjesë dhe bindeni atë se është vërtet ashtu.
Edhe pse shumica e meshkujve e kanë vështirë të japin komplimente, këto fjali të shkurta dashurie nuk është vështirë t’i thonë. Nëse ju duken të papërshtatshme atëherë mund t’i modifikoni paksa dhe t’i përshtatni ashtu si ju duket më mirë. Mirëpo, mos hezitoni të thoni diçka të bukur, sepse do të jetë mirë edhe për ju edhe për atë.