Site icon Telegrafi

Është superyll dhe fiton miliona, por Haalandin e largojnë me forcë nga një klub nate në Norvegji

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland duket se është kapur duke u nxjerrë nga një klub nate në vendin e tij të lindjes së Norvegjisë. Pamjet u publikuar nga një kalimtar me anë të një video në Snapchat.

Haaland ka qenë në titujt kryesor të mediave vazhdimisht këtë sezon për aftësinë e tij të mahnitshme në fushë, por ai tani sapo i ka mbushur titujt për arsye jo të mira.

Ylli o Dortmundit u kap nga një kamerë duke u nxjerr me forcë nga një klub nate në vendlindjen e tij, Norvegji.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët e rinj më të paguar në botë – Mbappe mbret, Haaland i dhjeti

Sulmuesi aktualisht është me pushime në Norvegji pasi sezoni i Bundesligës përfundoi në fund të qershorit dhe ekipi i tij Dortmundi përfundoi i dyti në ligë.

Videoja duket se tregon një anëtar të sigurimit që po shtyn Haalandin, i cili duket se e ka një telefon në dorë dhe teksa përpiqet të arsyetojë diçka me anëtarin e stafit.

Njeriu i sigurisë më pas largohet dhe Haaland duket se zemërohet dhe i bërtet atij ndërsa ishte duke u mbajtur nga disa miq të tij.

https://twitter.com/FutbolBible/status/1282199077996900353

Burri pastaj kthehet dhe duket se bisedon me reprezentuesin e Norvegjisë, i cili më pas u përcoll nga ata që e rrethojnë.

Ndryshe, Haaland ishte në formë të çmendur këtë sezon, duke shënuar 44 gola dhe duke krijuar 10 asistime për RB Salzburg dhe Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version