Richarlison ka qenë fantastik në fitoren spektakolare të Brazilit në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Selecao e nëpërkëmbi përfaqësuesen serbe, të cilës megjithatë arriti t’ia shënonte vetëm dy gola.
Dhe gjithçka flet për yllin e Tottenham Hotspur, i cili i shënoi të dy golat e skuadrës së tij.
Ai fillimisht e zhbllokoi rezultatin me një top të kthyer nga portieri pas goditjes nga Vinicius Junior, ndërsa goli i dytë ishte gol klasi.
Richarlison pranoi një pasim nga sulmuesi i Real Madridit në mënyrë mjeshtërore duke e ndalur vetëm sa të çohej topi në ajër dhe pastaj në mënyrë akrobatike goditi që topi të ndalej vetëm në rrjetë. /Telegrafi/
GOLAÇO DO RICHARLISON https://t.co/P8pNsC5ZO1
— out of context brasileirão (@oocbrsao) November 24, 2022