Telegrafi

Është ora 4 e mëngjesit në Australi, por tifozët dhurojnë skena të çmendura pasi ata kualifikohen në raundin tjetër në Kupën e Botës

Australia ka rezervuar vendin e saj në raundin tjetër të Kupës së Botës “Katar 2022” pasi mposhti Danimarkën me rezultat 1-0 në ndeshjen e sotme (e mërkurë) dhe skenat duken të çmendura nga tifozët e “Socceros”.

Matheë Leckie shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes së tyre në Grupin D ndaj Danimarkës dhe Australia u kualifikua në raundin e 1/8-tës.

Sulmuesi 31-vjeçar prodhoi një moment magjie në minutën e 60-të, teksa shënoi gol të bukur me këmbën e majtë.

Australia, e cila humbi ndeshjen hapëse të Kupës së Botës me Francën, kalon në raundin tjetër të turneut, pasi ka shënuar dy fitore radhazi në Katar.

Fitorja e Australisë dhe kualifikimi në 1/8-tën ka bërë që tifozët australian të shpërthejnë në skena të çmendura në atdheun e tyre.

Një video tregon tifozët në një gjendje euforie, duke ndezur fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike teksa festojnë fitoren e madhe.

Mijëra mbështetës janë mbledhur në rrugë, duke parë ndeshjen e zhvilluar në një ekran të madh.

Ndryshe, Franca u kualifikua nga vendi i parë në grupin D, ndërsa Australia kalon tutje nga pozita e dytë. /Telegrafi/