Marcos Llorente ka zbuluar se si shmang ushqimet e përpunuara dhe stërvitet me stomakun bosh përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Atletico Madridit me Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma.
29-vjeçari thotë se në menynë e tij nuk ekzistojnë makaronat, buka dhe orizi. Në vend të kësaj, ai ha patate dhe kassava – e cila është një ushqim kryesor në botën në zhvillim, duke siguruar një dietë bazë për më shumë se gjysmë miliardë njerëz.
Llorente – i cili tha se nuk mund të shikonte as ushqime të përpunuara – i tha programit të Cadena SER, ‘El Larguero’ se ai do të vazhdojë të adoptojë dietën paleolitike shumë kohë pasi të tërhiqet nga futbolli profesionist.
Biseda u zhvillua përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve të Atletico Madridit me Borussia Dortmund në Wanda Metropolitano të mërkurën në mbrëmje.
Duke folur për programin Cadena SER ‘El Larguero’ për dietën e tij, Llorente tha: “Do të ishte të haje atë që hahej në Paleolitik. Ju do të duhet të eliminoni të gjitha ushqimet ultra të përpunuara. As mos i shikoni ato. Dhe gjithashtu drithërat”.
“Gjithçka që është makarona, bukë, grurë, oriz, janë jashtë menysë sime. Vetëm djathëra të cilësisë së lartë. Unë ha gjithçka. Mishi, si bifteku që dua. Peshk, vezë, perime. Dhe karbohidratet si patatet e ëmbla dhe kassava”.
“Me dietën paleolitike do të shkoj 100 për qind. Është një mënyrë jetese dhe një mënyrë shumë cilësore. Me këtë do të jetoj dhe me atë do të vdes. Kështu është. E bëj për shëndetin, jo për futbollin. E kam të qartë se kur të përfundoj karrierën time, do të vazhdoj të kujdesem për veten po aq ose më shumë se tani”, ka shtuar më tej ai.
Llorente do të jetë i etur për të ndihmuar Atleticon të mposhtë Dortmundin të mërkurën mbrëma. Megjithatë, ai do të duhet ta bëjë këtë pa ndihmën e Memphis Depay pasi ai pësoi një tjetër problem lëndimi në stërvitje të hënën.
Megjithatë, Llorente është i bindur se Atletico mund ta kryejë punën kundër Dortmundit përpara se të kthejë vëmendjen e tyre në ligë. /Telegrafi/