Telegrafi

Është në rregull ta godasësh gruan?

Arsyet të cilat e bëjnë “legale” rrahjen varirojnë nga teshat provokuese të cilat femrat i veshin në vende publike deri te flirti me meshkujt tjerë. Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.

Ajo që është e vështirë për t’u besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi që “ajo nuk thotë qartë JO”.

1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur. Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet t’i takojë vetë femrës nëse ajo mban tesha provokuese.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Deri më tani kemi vërejtur sukses në ndalimin e dhunës. Dhuna në familje është përgjysmuar në 12 vitet e fundit. Mirëpo unë dëshiroj që të ngrihet një debat shtetëror dhe të flitet se çfarë mund të bëhet që kjo dhunë të minimizohet”, thotë sekretarja shtetërore e Britanisë së Madhe, Jacqui Smith. /Telegrafi/