Mesut Ozil është njëri nga futbollistët më të kritikuar në Gjermani.
Mesfushori turko-gjerman është vërshëllyer nga tifozët e Gjermanisë pas një foto të bërë me presidentin turk Recep Taip Erdogan.
Një arsyeje tjetër që nuk po dëshirohet te Gjermania Ozil nga tifozët është se mesfushori nuk po e këndon himin e Gjermanisë.
E anëtari i Arsenalit ka treguar edhe arsyejen se pse nuk e këndon himnin gjerman.
Si praktikues i fesë islame, Ozil ka thënë se që kur ishte i vogël gjatë këndimit të himnit ai lutet.
“Që kur kam qenë në shkollë fillore kur këndohej himni, unë kam praktikuar të lutem”.
“Edhe tani ndodh e njëjta gjë, nuk e këndoj himnin pasi praktikojë të lutem”, ka thënë Ozil.
“Nuk mendoj se është e drejtë të kritikohem për këtë gjë”, u shpreh mesfushori i Arsenalit për ‘TZ’.
Ozil është kritikuar edhe për mos angazhim në ndeshjen e parë të Gjermanisë në Kampionatin Botëror kur u mposhtën nga Meksika 0-1.
Gjermanët në ndeshjen e ardhshme takohen me Suedinë. /Telegrafi/