Site icon Telegrafi

Është ndarë nga jeta futbollisti shqiptar Aleksandër Llambi

(Foto: instagram/apollonsmirnisfc_official)

Një ngjarje tragjike e tronditur futbollin. Në moshën 21 vjeçare ka vdekur futbollisti shqiptar, Aleksandër Llambi, i cili ishte në pronësi të klubit grek, Apollon Smyrnis, por i huazuar te GS Ilioupolis.

“Sot po vuajmë për Aleksandrin tonë. Aleksandër Llambi, një prej djemve tanë ka ndërruar jetë kaq herët. Në çastin kur po bënte atë që donte më shumë se gjithçka tjetër”.

“Duke luajtur futboll ashtu siç ka bërë që nga fëmijëria në departamentet e infrastrukturës së Apollos. Ai erdhi të nënshkruante kontratë profesionale dhe vazhdoi në formë huazimi te skuadra e Ilioupolis”, shkruhet në publikimin e skuadrës Apollon Smyrnis që i shpreh ngushëllim familjes së lojtarit.

Në raportimin e sportime.gr, thuhet se ai e humbni jetën gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet GS Ilioupolis me Ermionida F.C. në ligën e tretë greke.

Që në minutën e pestë të takimit, Aleksandër është rrëzuar pa ndjenja në fushë. Ndeshja është ndërprerë dhe mjekët tentuan ta rikthenin. Megjithatë, nuk pati asnjë rezultat dhe raportohet se ata nuk kishin qasje të drejtpërdrejtë në defibrilator, si edhe se ambulanca që duhej të ishte në fushë ishte vonuar për disa minuta.

Futbollisti u dërgua në spitalin Evangelismos me puls të dobët dhe pa ndjenja. Fatkeqësisht, pak më vonë, Llambi kishte dhënë frymën e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version