Telegrafi

“Është më i miri në botë për pozitën dhe moshën që ka” – Salihamidzic me fjalë të mëdha për talentin Mathys Tel

Mathys Tel është njëri nga futbollistët më të talentuar në Evropë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë shpenzoi 20 milionë euro për ta blerë atë këtë verë nga skuadra franceze Rennes.

Në katër ndeshje Tyl ka shënuar dy gola duke treguar paraqitje shumë të mirë.

17-vjeçari shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe te Bayerni po e menaxhojnë mirë duke i dhënë hapësira në sulm.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka folur fjalë të mëdha për francezin, duke thënë se është më i miri në botë në rolin e tij dhe moshën që ka.

“Për Mathys Tel di të them se nëse ai vazhdon t’i shfrytëzojë rastet që i jepen dhe vazhdon të punojë fort, e ardhmja do të jetë e ndritur”, tha Salihamidzic.

“Ai është 17 vjeç, por ka cilësi që nuk i kanë shumë në botë. Për mendimin tim, ai është talenti më i mirë në Evropë në këtë pozicion”, deklaroi drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë. /Telegrafi/