Mathys Tel është njëri nga futbollistët më të talentuar në Evropë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë shpenzoi 20 milionë euro për ta blerë atë këtë verë nga skuadra franceze Rennes.
Në katër ndeshje Tyl ka shënuar dy gola duke treguar paraqitje shumë të mirë.
17-vjeçari shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe te Bayerni po e menaxhojnë mirë duke i dhënë hapësira në sulm.
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka folur fjalë të mëdha për francezin, duke thënë se është më i miri në botë në rolin e tij dhe moshën që ka.
Bayern director Hasan Salihamidžić on Mathys Tel: “He's 17 but he has qualities that not many in the world have. In my opinion, he is the best talent in Europe in this position”, tells @SPORT1_Dopa. ⭐️🇫🇷 #Bayern
“He has the potential and the instinct to be great”. pic.twitter.com/ycbnnfqj4c
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 11, 2022
“Për Mathys Tel di të them se nëse ai vazhdon t’i shfrytëzojë rastet që i jepen dhe vazhdon të punojë fort, e ardhmja do të jetë e ndritur”, tha Salihamidzic.
“Ai është 17 vjeç, por ka cilësi që nuk i kanë shumë në botë. Për mendimin tim, ai është talenti më i mirë në Evropë në këtë pozicion”, deklaroi drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë. /Telegrafi/