Southamptoni duket se e ka gjetur një rrugë se si t’i fitojë përballjet në Ligën Premier.
Kjo metodë u shfaq javën e kaluar, kur ata përmbysën rezultatin nga 2-1 kundër Tottenhamit për të triumfuar 3-2.
Ralph Hasenhuttl ka arritur të përfitojë nga çdo ndërhyrje e padrejtë ndaj lojtarëve të tij deri më tani në këtë edicion.
Athletic besojnë se ata mund të kenë zbuluar se si ai po e bën atë.
Hulumtimi i tyre zbulon se një lojtar i Saints është rrëzuar dhe ka marrë trajtim mjekësor midis minutës së 60-të dhe 70-të në 14 nga 24 ndeshjet e tyre në Ligën Premier.
Çdo herë gjatë ndërprerjeve të shkurtra në lojë, lojtarët konsumojnë xhel energjie ndërsa marrin frymë shpejt.
Nuk ka asnjë sugjerim që Southampton po shtiret me lëndime për të shkaktuar qëllimisht një ndërprerje në lojë.
Xhelët besohet se ndihmojnë në qëndrueshmërinë e lojtarëve, me rezultatet që fillojnë rreth dhjetë minuta pas konsumimit.
Kjo do të thotë që lojtarët e Saints po marrin një nxitje energjie në fazat e mbylljes së ndeshjeve.
Southampton luan një stil futbolli që harxhon energji. Normalisht është një sulmues që zbret për të marrë trajtim, me Adam Armstrong që ka qenë njeriu që është shtrirë në tokë katër herë.
Javën e kaluar kundër Spurs ishte Che Adams në minutën e 63-të, përpara se Armando Broja gjithashtu të merrte trajtim të gjatë menjëherë pas golit të minutës së 70-të të Son Heung-min që çoi Spurs në 2-1.
Saints dukeshin një skuadër e rigjallëruar në fazat e fundit të takimit, me golin me kokë të Mohamed Elyounoussi dhe Che Adams që i dhanë të tre pikët skuadrës së Hasenhuttl.
Ish-fiziologu i Wolves, Phil Hayward tha për The Athletic: “Jam i sigurt që shkencëtarët e sportit do ta rekomandonin dhe do të sugjeronin se kur duhet bërë, dhe Hasenhuttl i ka dhënë dritën jeshile”. /Telegrafi/