Stephan El Shaarawy e ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet koleksioni i tij i fanellave.
Aty pa dyshim gjenden lojtarët më të mëdhenj të kësaj epoke.
Sulmuesi i Romës, ka publikuar në Instagram një foto ku shihen fanellat e fituesve të Topit të Artë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Leite Kaka.
Koleksioni i ka dy fanella të Messit, atë të Barcelonë dhe Argjentinës, ndërsa nuk mungojnë as ato të bashkëlojtarëve te Milani si Kaka dhe Zlatan Ibrahimovic.
Fanella e legjendës së Romës, Francesco Totti, është aty sikurse që është edhe e një legjende tjetër si Gianluigi Buffon.
Edhe Cristiano Ronaldo dhe Neymar i kanë fanellat në këtë koleksion.
El Shaarawy gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Genoa, Padova, AC Milan, Monaco dhe tani te Roma. /Telegrafi/