Site icon Telegrafi

A është ky fundi i Manchester Cityt? Dihet se kur do të merret vendimi që po pret bota e futbollit

Pasi përfundoi dje (e hënë) seanca për çështjen e Manchester Cityt, dihet data e përafërt se kur duhet të zbardhet fati i këtij klubi anglez.

Kampionët në fuqi të Anglisë aktualisht po përballen me 115 akuza për shkelje të supozuara të rregullave të Ligës Premier që përfshijnë rregullat financiare dhe kryesisht kanë të bëjnë me Ligën Premier dhe që përfshijnë një periudhë nëntëvjeçare nga 2009 deri në 2018.

Dje (e hënë) ka përfunduar seanca e Manchester Cityt dhe vendimi që do të prekë futbollin anglez dhe atë botëror duhet të dihet deri në fund të janarit.

Gazetari i njohur Martyn Ziegler, i cili punon për The Times, njoftoi se një vendim për fatin e Manchester Cityt do të merret në janar.

Lexo po ashtu Përfundon seanca dëgjimore për Man Cityn në lidhje me akuzat për shkelje financiare

Megjithatë, ekspertët ligjorë besojnë se çdo ankim do të zgjasë disa muaj, pavarësisht se si do të duket vendimi përfundimtar.

Seanca dëgjimore për aktakuzën 115 përfundoi të premten pas tre muajsh argumente ligjore në Londër. Thuhet se numri i 115 akuzave fillestare u rrit në 130 gjatë gjykimit.

 

Për çfarë saktësisht akuzohet Manchester City?

54 pikë për mosdhënie të informacionit të saktë

14 pikë për mosdhënie të informacionit të saktë për pagesën e lojtarëve dhe drejtuesve

7 pikë për shkeljen e rregullave për fitimin dhe qëndrueshmërinë e Ligës Premier

5 pikë për mospërputhje me rregulloret e UEFA-s duke përfshirë Fair Play Financiar (FFP)

35 pikë për mosbashkëpunim me hetimet e Ligës Premier nga viti 2018 e në vazhdim

Mediat angleze po përmendin një sërë dënimesh të mundshme që do t’i shqiptohen Manchester Cityt nëse shpallen fajtorë. Në radhë të parë janë gjobat dhe heqja e pikëve, dhe në fund përjashtimi i Cityt nga Liga Premier, dhe marrja e trofeve. /Telegrafi/

Exit mobile version