Telegrafi

Është konfirmuar se sdy do të jetë pjesë e ekipit Na’Vi deri në turneun Major të Brazilit

(Foto: HLTV)

Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev do të qëndrojë në ekipin e Na’Vi të paktën edhe për tre muajt e ardhshëm.

Trajneri i ekipit Na’Vi, Andrey “B1ad3” Gorodenskiy konfirmoi se Viktor “sdy” Orudzhev do të mbetet në skuadër për të ardhmen e parashikueshme, ku do të luajë edhe në turneun IEM Rio Major në nëntor, ndërsa nuk dihet se a do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit pas kësaj periudhe.

Sdy iu bashkua ekipit Na’Vi në qershor, duke zëvendësuar Kirill “⁠Boombl4⁠” Mikhailov pas largimit të liderit në lojë nga formacioni aktiv, ku u përmendën “rreziqe të larta reputacioni për klubin” nga organizata.

Që nga ardhja e sdy në ekipin me bazë në Ukrainë, arriti në finalet e mëdha të njëpasnjëshme në BLAST Premier Spring Finals dhe IEM Cologne, duke marrë një trofe nga i pari dhe duke u mposhtur nga FaZe në finale në Gjermani.

Lista e Na’ Vi për tre muajt e ardhshëm do të jetë:

Denis “electroNic” Sharipov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Aleksandr “⁠s1mple” Kostyliev
Valeriy “⁠b1t” Vakhovskiy
Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev
Andrey “⁠B1ad3⁠” Gorodenskiy (trajneri)

/Telegrafi/