Telegrafi

A është kjo skuadra e dytë më e mirë e Ligës Premier (Foto)

Dje është zgjedhur skuadra më e mirë e vitit në Ligën Premier, por kanë munguar disa emra që kanë shkëlqyer këtë vit.

Në listë ishin portieri David De Gea, mbrojtja përbëhej nga Bellerin (Arsenal), Alderweireld (Tottenham), Morgan (Leicester) e Rose (Tottenham).

Mesfusha kishte katër lojtar: Mahrez (Leicester), Kante (Leicester), Alli (Tottenham), Payet (West Ham Utd), ndërsa sulmi përbëhej nga Vardy (Leicester) e Kane (Tootenham).

Por ka lojtar që nuk janë edhe larg këtyre të zgjedhurve.

Mediat angleze kanë publikuar një formacion që sipas tyre, secili nga këta lojtarë e ka merituar të jetë në ‘Formacionin e Vitit’.

Walker, Ozil, De Bryne e Aguero janë disa nga emrat. Më poshtë mund ta shihni formacionin./Telegrafi/