Ish-kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Heset Maliqi, më i mirë i njohur si Quza, në një bisedë ekskluzive për “Zërin” kishte zbuluar dje se i ishin ofruar para nga klubet vite më parë për t’ua shitur lojën.
Mirëpo, ai nuk kishte pranuar assesi dhe ferizajasit i kishin fituar të gjitha ndeshjet me rezultat të thellë, edhe pse e kishin siguruar hyrjen në Superligë.
Por, ai e kishte përmendur një rast, i cili e kishte detyruar të largohej nga klubi.
Quza ka thënë se Ferizaj e kishte shitur një ndeshje pas shpinës së tij.
Dhe, “Zëri” ka hulumtuar dhe e ka gjetur ndeshjen që Quza pretendon të jetë e shitur.
Bëhet fjalë për duelin ndërmjet Ferizajt dhe Dritës.
Në fakt, gjilanasit kalojnë në epërsi me një gol të dyshimtë përmes Fidan Hasanit, pasi portieri Ilir Avdyli bën gabim amatoresk.
Për ta parë këtë gol, mund të shikoni videon nga minuta 26:45 deri në 27:40.