Telegrafi

A është humori seksi: përse femrat e dëshirojnë mashkullin gaztor për partner

Aftësia e mirë për humor konsiderohet njëri ndër karakteret më me rëndësi tek partneri potencial edhe te meshkujt, edhe te femrat.

Një hulumtim ka treguar që spirituozitetit, megjithatë, i kushtojnë më shumë rëndësi femrat sesa meshkujt, transmeton Telegrafi.

Këtë e thonë femrat, apo jo? Mirëpo nëse e pyetni komikun Gilbert Gottfried, ai thotë që kurrë nuk i ka ndodhur që ta bëjë për vete dikë apo të marrë seks në bazë të humorit – kështu ka shkruar në tekstin autorial për jubileun e Playboy-t amerikan.

Në të vërtetë, ai thotë që për tridhjetë vjet karrierë nuk ka arritur asnjë femër ta çojë në shtrat.

Të gjithën e ka treguar nëpërmjet dialogut me njërën ndër vajzat e cila “e ka adhuruar shumë humorin e Jerry Seinfeld-it.

Me kureshtje e ka pyetur a do të flinte me Jerry Seindfeld-in për shkak të të cilit kënaqet duke qeshur. “Oh, jo. Vetëm për atë që mendoj që është qesharak nuk do të thotë që e dëshiroj seksin me të”.

– “E po, me cilin partner do të dëshiroje të ishe? Ju betohem, që gjënë e parë që e ka thënë ishte: me atë që ka ide për humor”.

Po të ishin femrat vërtet të ngazëllyera me idenë për humor, do ta braktisnin Johnny Depp-in dhe do ta dëshironin Jay Leno-un. Do të hiqnin dorë nga Ryan Gosling-u për të qenë me Denny Devito-n. Kështu thotë pra Gottfried.

Kryesisht besojmë që njerëzit spirituozë kanë shumë më tepër fat me gjininë e kundërt.

Mirëpo, a janë vërtet njerëzit spirituozë më shumë atraktivë, apo ky mendim shkon bashkë me dukjen e mirë? A janë njerëzit spirituozë seksi, apo janë seksi njerëzit spirituozë? /Telegrafi/