Personat ët cilët përnjëherë pinë së paku 80 gramë alkool (një shishe vere ose gjashtë kanaçe me birrë), së paku njëherë në muaj, kanë bel më të gjerë për disa centimetra, në krahasim me personat të cilët këtë sasi të alkoolit e pinë gjatë një jave.
Është interesante se personat të cilët përnjëherë pinë sasi të madhe alkooli, nuk kanë peshë shumë më të madhe trupore, por kanë më shumë ind dhjamor të shtresuar në regjionin e barkut, në krahasim me personat të cilët pinë sasi mesatare të alkoolit edhe atë në vazhdimësi (jo për një natë).