Telegrafi

A është ajo duke fantazuar për meshkuj tjerë?

Nuk do të dëshironi ta dëgjoni këtë: 72 për qind e grave në lidhje të gjata fantazojnë për meshkuj tjerë që i njohin. Të paktën kështu thotë një hulumtim i fundit çek

Në fakt, aq më gjatë që jeni me të, aq më shumë i shkon mendja vërdallë, thotë studimi nga Universiteti Vermont, transmeton Telegrafi.

Por, para se të “çmendeni”, kuptojeni se epshi i saj personal për një mashkull tjetër nuk ndikon keq në lidhjen tuaj. Nuk ka ndonjë dëshmi shkencore që e vërteton se mendimet e saj rreth tradhtisë bëjnë që ajo në të vërtetë t’ju tradhtojë.

Fantazitë janë vetëm një ndër mënyrat e saja për t’u kënaqur seksualisht, përderisa njëkohësisht të qëndron besnike.

“Qeniet njerëzore eksitohen nga gjërat e reja dhe romanca. Është pjesë e misionit tonë antropologjik ta shpërndajmë farën tonë. Fantazitë seksuale e lejojnë atë të krijojë gjërat e reja në kokën e saj – në vend se ta bëjë këtë në shtrat”, thonë hulumtuesit e këtij studimi.

Por, kjo nuk do të thotë se ajo do t’ju dojë më pak. Në fakt, kjo vetëm sa e ndihmon atë t’ju qëndrojë më shumë besnike.

Dhe, përveç kësaj, të njëjtën gjë e bëjnë edhe meshkujt gjithë kohën. Sipas këtij hulumtimi, 88 për qind e meshkujve e imagjinojnë veten duke bërë seks me gra tjera.

Pra, vetëm vlerësojeni faktin se të dy ndjeheni të eksituar dhe meritoni një jetë të mirë seksuale. /Telegrafi/