Telegrafi

Është afruar momenti i finales në turneun e Dota 2 – Berlin Major

Pak ditë kanë mbetur për t’u mësuar fituesi i turneut të Dota 2 – Berlin Major.

Gara vazhdon në turneun me vlerë 500.000 dollarë që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

18 skuadra po garojnë për çmimin e madh të vendit të parë prej 200.000 dollarësh si dhe për pikët DPC ( Dota Pro Circiut).

Deri më tani vetëm dy skuadra kanë arritur që ta sigurojnë top3 në këtë turne, ato janë Gaimin Gladiators dhe 9Pands.

Dy skuadrat do të përballen mes vete në ‘Upper Bracket Final’ më 6 maj.

Ndërkaq edhe pesë skuadra tjera janë duke u përballur në ‘Lower Bracket’ të turneut.

Finalja e madhe e turneut Berlin Major do të zhvillohet me datën 7 maj në formatin ‘Bo5’. /Telegrafi/