Site icon Telegrafi

Escobar: Sanksionet janë të gatshme për individët që minojnë marrëveshjen e Dejtonit

Në përfundim të vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tregoi sanksionet ndaj zyrtarëve në shtetin boshnjak.

Në një intervistë për BHRT, Escobar tha pas vizitës në Banja Luka se ai nuk foli hapur për sanksionet, sepse ai nuk donte që njerëzit t’i kuptohen prej të tjerëve.

“Unë nuk dua të flas se si do të sanksionohet Republika Serbe, sepse njerëzit në këtë rajon kanë vuajtur mjaft”, tha ai. Ai e bëri të qartë se sanksionet kundër politikanëve janë një opsion realist.

“Këto sanksione vlejnë për individët dhe liderët. Ne folëm për sanksionet dhe ato janë në tavolinë. Dhe jo vetëm sanksionet, ka mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen jo vetëm ndaj liderëve që kryejnë aktivitete kundër Dejtonit, por edhe kundër atyre që i japin mbështetje, kundër kompanive që i ndihmojnë”, tha Escobar.

Portali Klix.ba më herët ka shkruar për mundësitë e sanksioneve, sidomos për kompanitë e afërta me Milorad Dodik, gjegjësisht regjimit në Banja Luka.

Direktiva Ekzekutive 14033, e nënshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden më 8 qershor të këtij viti, përcakton se sanksionet do të prekin ata që kundërshtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe vendimet e OHR-së dhe konkluzionet e Bordit Drejtues të PIC, i përshtatet udhëheqjes së SNSD-së, të udhëhequr nga Dodik.

Megjithatë, një nga pikat e direktivës (seksioni 1, paragrafi 6) thotë se sanksionet do të mbulojnë gjithashtu personat që “mbështetën materialisht, sponsorizuan, ofruan mbështetje financiare, materiale ose teknologjike në mallra dhe shërbime” për aktivitetet e përmendura. /Telegrafi/

Exit mobile version