Eros Grezda ka kërkuar falje pas gjestit të pahijshëm të bërë ditëve të fundit, ku pështyu një kundërshtar.
Sulmuesi anësor i Shqipërisë ka bërë një gjest të ulët në ndeshjen e fundjavës.
Ai pështyu lojtarin e Ballymena United, Andrew Burns, gjatë ndeshjes së U-21.
Ky veprim i Grezdës ka bërë që trajneri i Rangers, Steven Gerrard ta dënoj atë me mos-lojë për ekipin e parë skocez.
Nuk ka vonuar shumë dhe gjakovari ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar falje për veprimin e tij.
“E pranoj plotësisht që të pështysh është e shpifur, por ka gjithmonë dy anë të historisë”.
“Kërkoj falje për veprimet e ditëve të fundit”, ka shkruar Grezda në ‘Instastory‘. /Telegrafi/