Telegrafi

Eros Grezda gjen golin ndaj Rijekës, por Sibeniku pëson humbje

Sibeniku ka pësuar humbje ndaj Rijekës me rezultat 5-2 takimin e javës së 33-të të kampionatit kroat.

Sulmuesi shqiptar Eros Grezda ka gjetur golin në këtë takim.

Zhvillohej minuta e 35-të, kur nga një top i kthyer Grezda ka arritur të gjejë rrjetën.

Ndeshje shkoi në 2-1 për Sibenikun, por nuk mund ta ruajë rezultatin deri në fund.

Sibenik mban vendin e tetë në Superligën e Kroacisë me 34 pikë. /Telegrafi/